Pak orë pas publikimit të një artikulli të gjatë në të përditshmen vjeneze, Die Presse, për gjoja krijimin e një Unioni Ballkanik si alternativë e anëtarësimit kolektiv të vendeve, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj.
Ai ka thënë se “kjo ide është sa e vjetër aq e paqëndrueshme dhe kundër çfarëdo investimi disa dekadash që është bërë në vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i anëtarësuar në familjen evropiane”.
Hoxhaj në një reagim në Twitter për këtë ide ka thënë “Zgjerimi i BE-së me shtetet e reja nga Ballkani Perëndimor është e vetmja alternativë. Jo Unionit të Ballkanit Perëndimor (Jugosllavia)”.
Në artikullin e gjatë, gazeta shkruante për idenë e Unionit Ballkanik.
“Për këtë shkak është i nevojshëm propozimi për raporte të reja midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke ofruar: Ju krijoni brenda dhjetë vjetësh Unionin Ballkanik sipas modelit identik të BE-së - duke hequr kufijtë, me treg unik me të katër liritë themelore, politikën e përbashkët energjetike, politikën e përbashkët telekomunikuese, komunikacionin, që të gjitha bashkë me të drejtat qytetare”, ka shkruar gazeta.
-
Hoxhaj i reagon Hungarisë pasi votoi kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Hoxhaj i ashpër me BE-në për marrëveshjen Moskë-Beograd
-
Hoxhaj: Nëse BE-ja s’e shkëput Serbinë nga Rusia, dëmtohet kredibiliteti i Brukselit në Ballkan
-
Sveçla i përgjigjet Hoxhajt: Vendimi s’ka të bëjë fare me mini-Schengen
-
Hoxhaj: Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë të NATO-s në Kosovë, thirrje për zgjim