Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar me kundërshtimin e ideve të Serbisë për çfarëdo ndarje të Kosovës.
Pas polemikave të djeshme me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, Hoxhaj ka reaguar përsëri sot ndaj idesë të cilën e ka rikthyer Serbia, për ndryshimin e kufirit me Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxhaj ka thënë se shoqëria multietnike e Kosovës dhe kufijtë e saj janë të njohur ndërkombëtarisht. Ai ka theksuar se ide të tilla të shpërfaqura janë të rrezikshme dhe të papranueshme.
“Kosova ka një shoqëri multietnike me kufij të njohur ndërkombëtarisht. Idetë që po i rikthen Serbia për ndryshim të kufijve janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.