Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj flet për “planin B” të Kosovës në marrëveshjen me Serbinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se bazuar në marrëveshjen e dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Albin Kurti nuk është as afër realitetit me ato që i premton.

Ai theksoi se nëse njohja e ndërsjellë ka dështuar si pjesë e "planit A", Kosova duhet të fokusohet kah insistimi i ratifikimit të marrëveshjes, së bashku me Aneksin, drejt "planit B".

Sipas Hoxhajt, marrëveshja do të kishte kuptim sikur të ratifikohej në kuvendet e Serbisë dhe të Kosovës, duke u pajtuar për nenet që flasin për njohjen e pasaportave, të vulave dhe të sovranitetit.

“Marrëveshja bazë s’është e diskutueshme, por neni 1, 2, 3, 4 dhe 5, që flasin për parimet e OKB-së, barazinë e sovranitetin, ku flitet për njohje të pasaportave dhe të vulave, për anëtarësimin e Kosovës në organizata, që Serbia s’do ta përfaqësojë Kosovën, do të kishte kuptim marrëveshja, nëse do të ratifikohej në kuvendet e Serbisë dhe të Kosovës”, deklaroi Hoxhaj në Interaktiv të KTV-së të enjten.

Deputeti i partisë opozitare potencoi tutje se nënshkrimi i marrëveshjes është çështje ditësh, e ky proces sipas tij, përfshin tri situata.

Edhe Hoxhaj: PDK-ja nuk zbaton asnjë marrëveshje me Serbinë që nuk është nënshkruar nga Kosova Arbëri Hoxhaj: PDK-ja nuk zbaton asnjë marrëveshje me Serbinë që nuk është nënshkruar nga Kosova

“Situata e parë është teksti i marrëveshjes dhe si pjesë është edhe plani. Situata e dytë është procesi dhe se do të duhet një imagjinatë si ta interpretojmë marrëveshjen dhe situata e tretë është situata gjeopolitike”, tha ai.

Sipas Hoxhajt, problematik mbetet neni i marrëveshjes ku theksohet se palët “duhet të kalojnë të kaluarën”.