Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu kanë përuruar sot pikën e vrojtimit, në zonën e quajtur Ana e Malit që ndan Shqipërinë me Malin e Zi, e cila është një atraksion i vërtetë turistik.
Nga kjo pikë e lartë mbidetare shihen pothuajse të gjitha anët e territoreve shqiptare duke përfshirë Bunën, Liqenin e Shkodrës, Ulqinin e Krajkun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, Hoxhaj ka deklaruar se ky lloj atraksioni turistik duhet të vizitohet nga çdo shqiptar i cili do të njoh edhe kulturën e të kaluarën tonë historike.
Sipas tij, komuna e Ulqinit dhe kryetari Cungu me këto investime në pjesë të ndryshme të Ulqinit do ta rrisin edhe më shumë potencialin turistik dhe mbi të gjitha po e bën Ulqinin një pikë reference të shqiptarëve.
Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu ka falendëruar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hoxhaj për këtë vizitë dhe ndihmën e shtetit të Kosovës për shqiptarët në Mal të Zi.
Ai ka thënë se me të tilla investime në pika të veçanta do të vazhdohet edhe në të ardhmen.
Hoxhaj gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Podgoricë ku është takuar me ministrin e jashtëm, Dermanoviq dhe sot po qëndron në Ulqin.