Nga 62 aktgjykime të analiza për periudhën qershor 2019-qëreshor 2020, vetëm në dy raste kemi pasur shqiptime të dënimeve plotësuese: njëri është rasti “Pronto”.
Përmes kësaj analize kemi dashur të përgëzojmë pjesën e ndryshimit të kodit të ri penal, që parasheh dënime plotësuese.
Në mesin e dy rasteve për të cilat është shqiptuar ky sanksion penal është rasti “Pronto”, ku Departamenti Special i Gjykatës së Apeli ndryshoi vendimin e shkallës së parë, dhe shqiptoi edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik për 2 vite pas vuajtjes së dënimit kryesor.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizoi sot Konferencën për Media mbi temën “Si dështuan institucionet në shqiptimin e dënimeve plotësuese për veprat penale të korrupsionit” e mbajtur në Prishtinë.
Në këtë konferencë, platforma “Drejtësia Sot” shpalosi të gjeturat e analizës të titulluar “Veprat penale të korrupsionit – mungesa e dënimeve plotësuese”.
Edhe
GLPS-ja thotë se institucionet kanë dështuar të shqiptojnë dënime plotësuese në veprat korruptive
Rreze Hoxha-Zhuja, hulumtuese dhe përpiluese e raportit, në “Express Intervistë” ka thënë se kodi penal i Kosovës i parasheh tri lloje të dënimeve: kryesore, alternative dhe plotësuese.
“Analiza është sa u përket dënimeve plotësuese, që janë dënime që shqiptohen bashkë me dënimet kryesore ose alternative. Ato shqiptohet kur konsiderohet që vetëm dënimi kryesor nuk është i mjaftueshëm. Në raste të caktuara vetëm dënimi me burgim nuk është i mjaftueshëm dhe shqiptohet edhe ai plotësues, në kuadër të asaj që konsiderohet se ndihmon në ndalimin e recidivizimit, pra në mospërsëritjen e veprave. Legjislacioni jonë i sheh tetë lloje të dënimeve plotësuese, mirëpo raporti i publikuar sot fokusohet në dy lloje. Dënimet kryesore që shqiptohen ndaj veprave penale që kryhen gjatë detyrës zyrtare, do të veprave penale dhe të korrupsionit”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se fillimisht duhet qartësuar se kodi i ri penal ndryshon nga ai i vjetër në këtë aspekt (për raste korrupsioni).
“Pra, kodi i vjetër penal që janë pjesë e analizës nuk e ka paraparë si obligative shqiptimin e dënimit plotësues. Kjo ngaqë i është lënë në diskrecion të gjyqtarit. Me kodin e ri penal, kjo është hequr dhe tani nëse një person dënohet në kuadër të veprave penale të kryera gjatë detyrës zyrtare detyrimisht duhet t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues”, ka thënë Hoxha-Zhuja. “I kemi dy lloje të dënimeve plotësuese: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike, si dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit apo veprimtarisë. Për t’u shqiptuar këto dënime, atëherë këto vepra do të duhej të bëheshin gjatë orarit të punës”.
Edhe
IKD: Prokurori i Shtetit shënoi regres në zgjidhjen e rasteve të korrupsionit
Në 197 aktakuza vetëm në 13 është propozuar dënimi plotësues.
“Këtu përgjegjësia ndahet ndërmjet prokurorit të shtetit dhe gjykatave. Roli i prokurorisë është që kur një person akuzohet për vepër penale korruptive të kryer gjatë detyrës zyrtare, detyrë e prokurorit është të propozojë shqiptimin e dënimit të plotësues. E pastaj i përket gjyqtarit të vendosë. Kështu ka qenë në kodin e vjetër, gjë që është hequr me kodin e ri. Nuk mund të konkludohet se janë përdorur standarde të dyfishta, pasi që nuk kemi pasur gati asnjë shqiptim të dënimeve plotësuese”, ka thënë ajo.