Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, thotë se spektri politik në vend duhet t’i marrë seriozisht obligimet e vëna nga Bashkimi Evropian.
Hoxha është optimiste se gjatë vitit 2018 do të ndodh liberalizimi i vizave.
“Shpresoj që vitit 2018 të jetë vit i lëvizjes së lirë të qytetarëve”, tha Hoxha për televizionin publik.
“Demarkacioni është një kriter i mbetur prej vite më parë dhe fatkeqësisht nuk kemi arritur ta tejkalojmë dhe qytetarët tanë ende mbesin të izoluar, ende mbesin të vetmit në rajon të izoluar duke pritur me ditë të tëra para ambasadave dhe kjo është një fatkeqësi e madhe”, theksoi ajo.
Hoxha beson se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
-
Hoxha optimiste: Deri në fund të vitit qytetarët lëvizin pa viza
-
Hoxha, e bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza këtë vit
-
Hoxha optimiste se brenda këtij viti do të hiqen vizat
-
Hoxha: Zhgënjyese nëse ndërlidhet liberalizimi me vazhdimin e dialogut
-
Ministrja Hoxha skeptike se shtatori do të sjellë liberalizim vizash për kosovarët