Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka treguar tri aspekte përse platforma elektronike e prokurimit është më efikase në luftën ndaj korrupsionit në tendera.
Sipas tij, dallimi mes prokurimit të deritashëm dhe atij elektronik është i madh, sepse ky i fundit siguron kursime, ka siguri më të madhe dhe qëndrueshmëri në procesin e konkurrimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lufta ndaj keqpërdorimeve në tender do të jetë e përhershme. E-Prokurimi është instrument i rëndësishëm që parandalon disa praktika korruptive. E para, rrit transparencën me ç’rast gjasat për të bërë mashtrime janë shumë më të vogla. Largohet kontakti social duke shmangur një rrezik tjetër. Dhe e treta janë gjurmët e veprimit. Ato regjistrohem jo vetëm kur janë bërë, por edhe nga secila IP që kanë filluar. Çdo veprim në aktivitet publik evidentohet saktë prej ku ka ardhur”, ka thënë ai.
Hoxha ka shtuar se njeriu megjithatë mbetet faktori kyç si për rregullim, por edhe për çrregullim të të gjitha proceseve të prokurimit.
Sa i përket përgjegjësisë së KRPP-së, Hoxha ka thënë se ata “nuk e kanë detyrë të heqin mollët e kalbura, por të krijojnë ambient që të mos kalben mollët”.
Hoxha ka thënë në Express të KTV-së se kjo faqe ka dhjetëmijë përdorues aktivë, ndërsa ka shtuar se së shpejti në të do të shtojnë edhe kontratat publike.