Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL ka folur për 100 ditëshin e parë të Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se muajin e parë kishte intensitet të ulët të punës së Qeverisë, e që sipas tij, mund të arsyetohej edhe për shkak të moskompletimit të stafit qeverisës.
Ai ka thënë se ende nuk ka një plan të saktë të Qeverisë Kurti se çfarë planifikon të bëjë këtë vit.
Hoxha për procesin e vettingut ka thënë se deri tash është pjesa e draftimit dhe është duke marrë pjesë një numër i madh i akterëve.
Ai ka thënë se dje e kanë pranuar draftin e parë dhe për 10 ditë grupet punuese do të japin komentet.
“Unë mendoj që është herët me bë një vlerësim të tillë, por ka vullnet që këtë proces ta bëjë me ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë vetting i thellë”, ka thënë ai.
-
Kurti për formimin e Qeverisë: Ende s’kemi nisur diskutimet
-
Qeveria nuk arriti as deri në gjysmë të rrugës
-
Demolli-Nimani: Qeveria Kurti nuk kreu as gjysmën e planit për vitin 2022
-
Kurti nuk përmbushi gjysmën e planit të punës më 2021, sipas FOL-it e PIPS-it
-
Sot vazhdon diskutimi në Kuvend për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti