Të propozuara nga ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në mbledhjen e Qeverisë, sot janë miratuar dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi.
Si të tilla, ministrja Hoxha tha se marrëveshjet bazohen në aspiratat dhe zotimet e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet Evropian që do kontribuojë në integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës Juglindore.
Gjithashtu, theksoi Hoxha, përmes këtyre Marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga MSA-ja, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, respektivisht neni 17 i MSA-së, Kosovë–BE.
Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizim i obligimeve të ndërsjella që do parashihen në Marrëveshje.
-
Hoxha: Kosova ka shënuar rezultate pozitive në implementim të reformave
-
Qeveria miraton propozimin për Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi
-
Komisioni për Integrime Evropiane takoi ministren Dhurata Hoxha
-
Hoxha: Pas liberalizimit të vizave - statusi i kandidatit për anëtarësim në BE
-
“Në rekomandimin e KE-së për viza s’ka dykuptimësi, mund të ketë sfida në Këshillin e Ministrave”