Sot është 9 Maji Dita e Evropës. Kjo ditë në Kosovë është festë zyrtare, edhe pse Kosova nuk është ende pjesë e Bashkimit Evropian.
Dhurata Hoxha, ministre e Intergrimeve Evropiane, i tha sot televizionit publik se objektiv strategjik i Kosovës është anëtarësimi në BE.
"Ne do të punojmë në këtë drejtim dhe do të jemi aty ku e kemi vendin, në familjen e madhe evropiane", tha ajo.
Hoxha bëri me dije se për nder të kësaj dite do të ketë disa aktivitete.
Ajo vlerësoi se Kosova është në hapin e parë të integrimit në BE.
Edhe
Dita e Evropës festohet në Kosovë dhe vetëm në një vend tjetër
Kurse për pushimin më 9 Maj, Hoxha tha se duhet të ndërmerren hapa dhe të ndryshohet kjo praktikë dhe jo vetëm për 9 maj.
Hoxha tha se të gjitha kushtet për liberalizim të vizave janë plotësuar nga Kosova.
-
Dita e Evropës festohet në Kosovë dhe vetëm në një vend tjetër
-
Apostolova e Hoxha në Ditën e Evropës thonë se liberalizimi do të ndodhë, por s’japin afate
-
Pse Dita e Evropës është festë zyrtare në Kosovë edhe pse s’është anëtare në BE
-
Hoxha: Pas liberalizimit të vizave - statusi i kandidatit për anëtarësim në BE