Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar takime të ndara me eurodeputetin Lars Adaktusson, anëtar i Grupit të Partive popullore në Parlamentin Evropian, eurodeputeten Hilde Vautmans, anëtare e Aleancës Liberale dhe Demokrate për Evropë, me eurodeputeten Marijana Petir, anëtare e Komitetit për të Drejtat e Grave dhe Barazi Gjinore si dhe Igor Sholtes, eurodeputet nga grupi i Partive të gjelbra në Parlamentin Evropian që i takon Aleancës së Lirë Evropiane, raportues për Kosovën i cili do të zëvendësoj Ulrike Lunacekun, me ç’rast ka paraqitur të arriturat dhe sfidat në procesin integrues.
Në të gjitha takimet, Ministrja theksoi të arriturat e Kosovës në procesin integrues, me theks te bashkëpunimi rajonal, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vlerat e Bashkimit evropian i pranojmë si tonat, andaj, në kuadër të procesit integrues, fqinjësia e mirë, bashkëpunimi dhe komunikimi në rajon është i një rëndësie të veçantë”, ka theksuar Hoxha dhe ka shtuar se Kosova po kontribuon që të jetë pjesë e agjendave integruese si prioritet dhe konsensus nacional.
Eurodeputetët theksuan se përshpejtimi i realizimit të agjendës integruese, Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, realizimi i kushteve brenda këtij procesi duhen trajtuar si prioritet.
Ministrja Dhurata Hoxha ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në aspektin e sigurisë duke dhënë kontribut në luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit.
Vizita e ministres Hoxha, ishte e para e këtij lloji në cilësinë e Ministres së Integrimit Evropian, dhe u zhvillua me qëllim të fuqizimit të marrëdhënieve me Parlamentin Evropian, njohjes së këtij institucioni madhor me punën dhe përkushtimin e institucioneve tona në procesin e integrimeve evropiane, për sukseset dhe sfidat e këtij procesi.