Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha merr përkrahjen nga Britania për procesin e shtetndërtimit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ku vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Britania për Kosovën në zhvillimin e vendit dhe përkrahjes në arenën ndërkombëtare.

Në takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, dhe për reforma të rëndësishme e mëse të duhura veçanërisht për sundimin e ligjit.

Ambasadori O’Connell ia konfirmoi ministres Hoxha përkrahjen e fuqishme të Britanisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.