Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot zëvendës Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss, me të cilin diskutoi për procesin integrues të Republikës së Kosovës dhe kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për përfshirjen e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit.
Hoxha, ka vlerësuar jashtëzakonisht përkrahjen e Gjermanisë në të gjitha proceset e shtetformimit dhe shtetndërtimit, duke theksuar se sot, Republika e Kosovës ka nevojë për vlerësim të angazhimit dhe përkushtimit në procesin integrues, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
“Po kërkoj nga ju, Ambasador që Kosova dhe qytetarët e saj, ta kenë vendin e vet në planet e zgjerimit të BE-së për Ballkanin perëndimor”, theksoi Hoxha, duke vënë në pah se rruga jonë integruese është rruga jonë e vetme, brenda vlerave evropiane.
Zëvendës ambasadori i Gjermanisë ka ri-konfirmuar mbështetjen e Qeverisë së tij, si në aspektin politik ashtu edhe në atë teknik, për përpjekjet e Kosovës drejt Integrimit evropian.
Ai vuri në pah bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Integrimit, përmes projektit të asistencës teknike, i cili do të vazhdoj deri në mesin e vitit 2020.
-
Hoxha falënderon Gjermaninë, “kemi shumë nevojë për fuqizimin e përkrahjes së deritashme”
-
Pas zgjedhjeve parlamentare në BE pritet aktualizimi i proceseve pozitive për Kosovën
-
Hoxha në Samitin e Ministrave për Procesin e Berlinit: Kosova po avancon në integrim
-
Hoxha, Hahnit: Siç pritët nga ne plotësimin e kushteve, tash ne presim nga ju heqjen e vizave
-
Kosova merr përkrahje nga Zvicra për proceset integruese