Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar sot, ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Giussepe Cipollone, ekspert i FMN-së për sektorin publik të investimeve dhe Albert Touna Mama, ekspert i makroekonomisë dhe financave, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në takim, Hoxha, vuri në dukje rëndësinë e investimeve në sektorin publik, stabilitetin makrofinaciar të Kosovës si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, transmeton Koha.net.
“Bashkëpunimi me FMN-në është me rëndësi strategjike për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ne jemi të përkushtuar për agjendën evropiane, andaj zbatimi i projekteve të parapara në këtë agjendë si zhvillimi ekonomik, ngritja e mirëqenies së qytetarëve, dëshmojmë gatishmërinë tonë të jemi pjesë e integrimeve euro-atlantike”, ka thënë Hoxha.
Programet e parapara të reformës nga agjenda evropiane, janë po ashtu ngushtë të lidhura me aktivitetet e përbashkëta me FMN-në, theksoi Hoxha, duke thënë se mirëpret përkrahjen e kësaj agjende.
Cipollone dhe Touna Mama, ofruan përkrahje dhe ekspertizën e tyre në favor të kësaj agjende dhe theksuan se dinamizimi i procesit dhe zbatimi i projekteve të parapara, kanë përkrahje në FMN.
FMN ofron përkrahje në shumë fusha të cilat janë thelbësore në procesin integrues euro-atlantik, në veçanti për Ministrinë e Integrimit Evropian.
-
Pas zgjedhjeve parlamentare në BE pritet aktualizimi i proceseve pozitive për Kosovën
-
Maqedonia i ofron përvoja Kosovës në procesin e integrimit
-
Nënshkruhet memorandum për ta mbështetur MIE-në në procesin integrues të Agjendës 2030
-
Hoxha e Cullen diskutojnë për reformat dhe zbatimin e MSA-së
-
Hoxha thotë se miratimi i ligjeve nga Kuvendi, janë të rëndësishme për procesin integrues