Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha e Tasholli: Të dielën Kosova u bashkua për historinë e saj

Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha kanë mbajtur konferencë për media një dit pas marshit që qëllim kishte t’i mbështeste ish-luftëtarët e UÇK-së, ndaj të cilëve ka filluar sot gjykimi në Hagë.

Hoxha ka thënë se të dielën të gjitha rrugët quan në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, të dielën Kosova u bashkua për historinë e saj.

“Dje ishte një ditë madhështore prandaj përulësisht faleminderit. Një falënderim shkon edhe për ju media. Na kishte marrë malli me i pa krejt bashkë. Por, një gjë ishte me rendësi, maturia dhe qytetaria dje ishte për t’u admiruar”, ka thënë ajo.

Tasholli ka thënë se ky marsh e ky mesazh nuk do të shkonte te të gjitha audiencat pa mbështetjen e familjareve të çlirimtarëve.

“Ky nuk ishte vetëm një marsh.. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë të jetë bashkë sot”, ka thënë ai.