Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka thënë se progresi në dialog i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është mënyra e vetme që Kosova ta marrë vendin e saj të merituar si udhëheqëse botërore.
Hovenier përmes një shkrimi në Twitter shtoi se mezi e pret në Kosovë përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar.
“Unë dhe ekipi im mezi presim që ta mirëpresim Përfaqësuesin Special, Escobar në Kosovë javën e ardhshme. Progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë për t’u siguruar që udhëheqësit e Kosovës të mund t’i mbajnë premtimet për qytetarët dhe që Kosova të njihet e ta marrë vendin e saj të merituar si udhëheqëse botërore”, ka shkruar ai.
Escobar dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojnë Bruksel, Prishtinë dhe Beograd mes datave 30 janar – 4 shkurt.
My team & I look forward to welcoming Special Representative Escobar to Kosovo next week. Progress on the EU-facilitated Dialogue remains the best way to ensure Kosovo leaders can deliver for citizens & Kosovo is recognized & takes its rightful place as a world leader. https://t.co/38YnIcF7hL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 26, 2022
-
Hovenier u bën thirrje Kosovës e Serbisë t’i zbatojnë obligimet dhe ta marrin më seriozisht dialogun
-
Hovenier falënderon Escobarin për përkushtimin e palodhshëm në dialog
-
Hovenier: Kosova të zbatojë obligimet - Mandl: Ndërmjetësimi nga BE-ja duhet përmirësuar
-
Hovenier: Kosova të tregohet kreative në dialog, kështu hapet rruga drejt BE-së
-
Hovenier: Gjasat për njohje reciproke s’janë të mëdha, Plani evropian është më i miri në dispozicion