Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, para studentëve të Juridikut tha se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.
Ai ka lavdëruar Kosovën për qëndrimin e saj karshi luftës në Ukrainë.
"Ju si Kosovë keni ofruar strehë për ukrainasit, janë 12 gazetarë ukrainas. Ju keni qëndruar bashkë me neve lidhur me regjimin e sanksioneve. Keni thënë gjithçka që keni mundur për të treguar se ku qëndroni dhe me kë qëndroni ju si Kosovë. Këto veprime mund të duken të vogla, por mund të bëjnë diçka më të madhe. Dhe ju këtu kuptoni se si është të ballafaqoheni me shkelje nga një fuqi tjetër. Dhe kur të tjerët mundohen të përcaktojnë të ardhmen tuaj. Keni qëndruar bashkë me ne. Nuk ka asnjë dyshim se ku qëndroni populli i Kosovës", ka thënë ai.
Derisa ka shtuar se Rusia po e kërcënon stabilitetin global.
"Rusia është duke kërcënuar stabilitetin global dhe duke paguar çmimin për këto...", ka theksuar Hovenier. /KP