Nënkryetari i LDK-së, Abdullah Hoti, në një deklarim për radion Evropa e Lirë ka thënë se është në dorën e VV-së që ta gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja, transmeton Koha.net.
Pavarësisht se LDK-ja është subjekti i dytë me rezultat zgjedhor, Hoti ka thënë se në takimin e fundit VV-së i është dhënë një ofertë.
“Tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Hoti. Në këtë kontekst, sipas tij, takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje.
“Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, ka thënë ndër të tjera Hoti.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti thotë se duan përgjegjësi të barabarta me Vetëvendosjen në qeverisje
-
Hoti: Kemi arritur marrëveshje programore me Vetëvendosjen, formalizimi u takon liderëve
-
Hoti: LDK-ja e gatshme të kontribuojë për një president të pranueshëm për të gjitha palët
-
Hoti: LDK-ja po kërkon pozita institucionale që t’i qetësojë problemet e brendshme
-
Hoti akuzon LVV-në për shantazh, thotë se duhet gatishmëri për kompromis