Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Tensionimi i veriut i konvenon vetëm Serbisë

Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri. Deputeti i LDK-së, ka theksuar se veprimet e dhunshme në veri janë të orkestruara nga Serbia.

Sipas tij tensionimi i situatës në veri duhet të parnadlohet me veprime të koordinuara. “Me veprime të koordinuara duhet të parandalohet tensionimi i gjendjes në atë pjesë të vendit, sepse nuk i konvenon shtetit të Kosovës dhe as komunitetit serb në ato komuna. Një gjendje e tensionuar atje i konvenon vetëm Serbisë”, ka shkruar Hoti në Fecebook.

Sipas tij dhuna nuk duhet toleruar, as në veri dhe askund tjetër. “Por, institucionet e sigurisë të Kosovës duhet të përgjigjen me kujdes dhe vendosmëri ndaj veprimeve të dhunshme, gjithmonë në koordinim me aleatët që janë të përfshirë në çështjet e sigurisë në Kosovës”, ka shrkuar Hoti.

Ai ka theksuar se qytetarët serb në veri po vazhdojnë të keqpërdoren nga Serbia.

“Fatkeqësisht, shumë qytetarë të Kosovës të komunitetit serb vazhdojnë të keqpërdoren nga Serbia për të krijuar tensione në atë pjesë të Kosovës kurdo që i nevojitet Serbisë. Jam i sigurt se ata qytetarët nuk dëshirojnë të jetojnë e t’i rrisin fëmijët në një ambient ku tensionet mund të ngritën kurdo sipas direktivave politike”, ka shkruar Hoti.