Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë dy seanca plenare të premten.
Në seancën e parë pritet të hidhen në votim rreth 50 pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Ndërsa në seancën e re plenare do të mbahet Interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit ku përfshihet Liqeni i Ujmanit.