Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti të premten mund të ftohet për raportim rreth 100-ditëshit të qeverisjes

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar mundësinë për ta ftuar për raportim në seancë, kryeministrin Avdullah Hotin lidhur me 100-ditëshin e qeverisjes së tij.

“Javën e kaluar i jemi drejtuar kryeministrit për ta ftuar për raportim për 100 ditëshin. Kishim dakordim të kryesisë, meqë nuk kemi marrë konfirmim për datë nga zyra e kryeministrit, që të shikojmë nëse 9 tetori, e premte, do jetë e përshtatshme për seancë të veçantë ku kryeministri do raportoj vetëm për 100 ditëshin e qeverisjes së tij”, tha ajo.

Osmani në një konferencë ka njoftuar se të enjten Kuvendi do të mblidhet për të vazhduar pikat e mbetura nga seancat e kaluara dhe të fillohet edhe me një seancë të re.

“Është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që t’i sigurojë votat e nevojshme për kalim të ligjeve”, ka shtuar ajo.

Pikat e mbetura nga seancat e kaluara dhe që priten të votohen në seancën e së enjtes janë: 

Edhe ​Sot mblidhet Kuvendi, Hoti në dy interpelanca Arbëri ​Sot mblidhet Kuvendi, Hoti në dy interpelanca

Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19, Propozim-rezoluta nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Propozim-rezoluta nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

Ndërkaq, në seancën e re plenare pritet të ratifikohen dy marrëveshje ndërkombëtare: Marrëveshja Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar.