Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
Hoti thotë se me një veprim të tillë Kurti e ka shkarkuar veten, jo Veliun.
“Vëmendja jonë ka qenë dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike. Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë”, ka shkruar Hoti, në Facebook.
Ai thotë se LDK-ja funksionon ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione.
“Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë. Duket qartë se Kurti nuk funksionin kështu. Keq për të. Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë”, ka shkruar Hoti.
-
Qeveri në detyrë e pakufizuar në kompetenca
-
Kryeministri në detyrë, Kurti, shkarkon zëvendëskryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin
-
Kurti shkarkon ministrin Veliu
-
Hoti: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti ka sjellë vetëm dështime
-
Hoti kritikon Kurtin: Ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të dorëhiqet menjëherë