Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e tij ka arritur që ta ulë “drastikisht” numrin e të vdekurve dhe rasteve të reja me COVID-19, teksa është shumëfishuar numri i testimeve.
Por, si ka shtuar ai, vigjilenca duhet të vazhdojë të jetë e pranishme te të gjithë.
“Pas më shumë se 100 ditësh qeverisjeje, e përshëndes suksesin e vendit tonë, qytetarëve tanë, dhe veçanërisht mjekëve dhe infermierëve të cilët përballen çdo ditë me virusin COVID-19”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Si ka shtuar i pari i qeverisë së Kosovës, rënia e shifrave nuk do të ishte e tillë pa kontributin e të gjithëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti: Kosova është në mesin e vendeve që e ka menaxhuar më së miri pandeminë
-
Hoti paralajmëron masa të reja për fundvit
-
Hoti: Situata me COVID-19 është e rëndë, jemi të detyruar t’i mbajmë masat
-
Hoti e quan serioze situatën me koronavirus, paralajmëron testime edhe në dy qendra tjera
-
Hoti: Situatë e rëndë, projeksionet e IKSHPK-së janë pesimiste