Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se Qeveria Kurti e ka futur në qorrsokak Kosovën me procesin e dialogut me Serbinë.
Ai shkroi në Facebook të martën se derisa aleati kryesor, SHBA-ja i kërkon Qeverisë ta shtyjë zbatimin e vendimit për targat, “këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel”.
Sipas deputetit të LDK-së, Qeveria e ka dëmtuar partneritetin me aleatët, ndërsa shtoi se “fundi nuk mund të jetë i mirë”.
Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, aktualisht ndodhet në Bruksel, për të takuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti për dialogun: Jemi në qorrsokak, ka kërkesë për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit
-
Hoti: Kosovës iu bë dëm i madh kur Qeveria aktuale braktisi dialogun për njohje reciproke
-
Hoti: Para pesë vjetësh ishim në Shtëpinë e Bardhë, sot suspendohet dialogu strategjik
-
Hoti: Qeveria Kurti ka izoluar vendin dhe e ka bllokuar integrimin
-
Hoti: Opozita që koketon me pushtetin s’e meriton mbështetjen