Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti, ka inauguruar fillimin e fazës së dytë të punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë-Kosovë – Mitrovicë.
Sipas tij Qeveria është duke promovuar projekte të qeverive të kaluara dhe se dy vite të qeverisjes së saj nuk mund të arsyetohen më kësi projekte.
“Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të ‘regjimit të kaluar’, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë. Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, ka shkruar Hoti në Fecebook.
Të hënën në ceremoninë e fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë, kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se rehabilitimi i kësaj hekurudhe i paraprin zhvillimit ekonomik, si dhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe Evropën.
-
Pas vonesave disamujore, fillon faza e dytë në rehabilitimin e linjës të 10 hekurudhore
-
Kurti: Rehabilitimi i hekurudhës Fushë-Kosovë - Mitrovicë i paraprin zhvillimit ekonomik
-
Kurti në Gjakovë: Mandati i radhës, mandat i hekurudhave
-
Hoti me kritika për Qeverinë: Mashtrues nga i pari deri te i fundit
-
Hoti: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti ka sjellë vetëm dështime