Kryeministri Avdullah Hoti mori pjesë në konferencën për lansimin e rezultateve të Anketës Globale të Treguesve të Shumëfishtë 2020. Anketën ai e cilësoi si ndihmë konkrete që meriton vlerësim, ngaqë krijon pasqyrë të detajuar jo vetëm për fëmijët, por për mbarë shoqërinë tonë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që me tërë potencialin e vet të punojë për t’u siguruar fëmijëve tanë, pa dallim etnie, ngjyre e besimi, të gjitha mundësitë që t’i jetojnë dhe t’i shijojnë të drejtat që u takojnë dhe u garantohen edhe me legjislacionin në fuqi” , theksoi Kryeministri Hoti.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Hoti po ashtu theksoi se si komb kanë arsye të veçantë të krenohen me nobelisten tonë të paqes, Nënën Terezë, pasi që ajo, në Kalkutën e largët punoi me vullnet dhe sakrificë të jashtëzakonshme për fëmijët dhe njerëzit e tjerë të braktisur të atij vendi.
“Sipas shëmbëllimit të saj, le të punojmë të gjithë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të mbarë botës”, tha kryeministri Hoti.
-
Kurti: Jemi të përkushtuar për mjedis mbrojtës për fëmijët
-
Kosova shënon ditën e fëmijëve, bëhet thirrje për mbrojtjen e tyre
-
Hoti: Qeveria zotohet për trajtimin të barabartë të fëmijëve me sindromën Down
-
Hoti: Kosova do të ketë një kod për të gjitha skemat pensionale
-
Hoti e siguron Merkelin se Qeveria e tij do t’i kryej të gjitha obligimet e parapara me Kushtetutë