Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti pyet se si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje

Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tani është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shtruar tri pyetje pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pyetja e parë që ai ka shtuar në një postim në Facebook është se “si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?!”.

Në pyetjen e dytë ai ka shkruar se “si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje?!”

Ndërsa në të tretën ka pyetur se “si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!”.

Image