I mandatuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog.
Sipas tij vendosja e reciprocitetit nga Qeveria Kurti nuk po e ndihmon vendin, por po e kurthon atë, transmeton KOHA.
“Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore. Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë”, ka thënë Hoti.
Sipas tij me anë të heqjes së reciprocitetit e avancojnë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka thënë Hoti.
-
Hoti përmend kthimin e reciprocitetit, por nuk beson në masa ekstreme
-
“Kosova dhe Serbia s’do të jenë palë të barabarta në tryezën e dialogut”
-
Kurti e cilëson Qeverinë Hoti të varur politikisht – Haradinaj kërkon dialog ku s’flitet për kufij
-
Hoti heq “pengesat” për vazhdimin e dialogut, pret reagimin e Serbisë
-
Kurti: Qeveria edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë