Avdullah Hoti ka akuzuar PAN-in për abuzim me Kushtetutën e Kosovës me të drejtën e këtij koalicioni për të propozuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Në takimin konsultativ të partive politike, Hoti ka kërkuar nga përfaqësuesit e PAN-it që të kërkojnë falje për bllokadën e shkaktuar.
“Me të drejtë konstatojmë se keni abuzuar me kushtetutën. Keni abuzuar me të drejtën tuaj në pafundësi e këto fakte duhet t'i pranoni dhe është e udhës që ju të kërkoni falje për zhagitjen e krijimit të institucioneve. Të kërkoni falje publike para qytetarëve të Kosovës dhe deputetëve”, ka akuzuar Hoti.
Artikuj të ngjashëm