Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa nuk e përjashton mundësinë për koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Është në të mirën e të gjithëve që PDK të mbetet në opozitë dhe ju siguroj që do mbetet për një kohë të gjatë”, ka thënë Hoti në Rubikon të KTV-së i pyetur se çka do të vepronte në një situatë ku do t’i kërkohej koalicion pazgjedhor për formimin e qeverisë.
Ai thotë se mbeten prapa kundërshtimit të një bashkëpunimi të mëtutjeshëm me PDK-në duke mos lënë jashtë mundësinë për partneritet me subjekte tjera.
“Është herët të thuhet, por në parim PDK duhet lënë në opozitë, edhe atë për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti: Kryeministrin nuk e japim, me VV-në kemi dallime substanciale
-
Hoti: PDK duhet të tërhiqet, askush nuk dëshiron bashkëpunim me të
-
Hoti: Po përafrojmë qëndrimet me Vetëvendosjen - s’është përmendur pozita e kryeministrit
-
A vazhdon të jetë Hoti kandidat për kryeministër?
-
Edhe LDK-ja thotë se e ka programin kusht para ndarjes së posteve për Qeveri