Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe LDK-ja thotë se e ka programin kusht para ndarjes së posteve për Qeveri

Qëllimi i LDK-së, konkretisht koalicionit LAA mbetet “PDK-ja në opozitë”.

Kandidati për kryeministër i LAA, Avdullah Hoti në Rubikon të KTV-së riktheksoi vendosmërinë në dështimin e këtij koalicionit.

“PDK duhet të mbetet në opozitë. Në momentin që dështon PAN me krijimin e qeverisë ne do të fillojmë të konsultohemi me të gjitha partitë politike përveç PDK-së dhe platforma do të jetë programi i LDK-së. Nuk do të bëjmë kompromis në vlerën dhe platformën e LDK-së. Ne fillimisht do të bisedojmë në fraza të programit, nëse arrijmë të kemi përafrim në program, atëherë mund të flasim për poste e ministra”, ka thënë ai.

Mirëpo, sipas Hotit, përafrimi në program me Vetëvendosjen mbetet e vështirë ndonëse LDK si parti e qendrës së djathtë ka qëndrime krejtësisht të ndryshme.

“Zhvillimi ekonomik, ne jemi parti e djathtë ata të majtë. Ata synojnë të rrisin taksat e ne si të djathtë mendojmë ta mbajmë prej 27 - 30 për qind. Absolutisht nuk ka kompromis mbi parimet tona, a janë parime të tyre apo jo nuk e di por është në program të tyre”, ka thënë Hoti.

Edhe Hoti thotë se duan përgjegjësi të barabarta me Vetëvendosjen në qeverisje Arbëri Hoti thotë se duan përgjegjësi të barabarta me Vetëvendosjen në qeverisje

“Tjetër është te proceset integruese, fqinjësia e mirë, mbi atë se si është krijuar shteti i Kosovës”.

Këtë përafrim në program, Hoti e sheh më shumë me AAK-në e Nismën ndonëse tash mbetet e vështirë për shkak të koalicionit që këta dy të fundit kanë me PDK-në.