Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar deklaratën kundër ngacmimeve seksuale në administratën publike të Kosovës.
Siç njofton kumtesa nga kryeministria, ai ka theksuar se Qeveria e Republikës se Kosovës mbetet e përkushtuar për zbatimin e politikave aktive në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen nga diskriminimi dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.
‘’Bazuar në parimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe me qëllim të zhvillimit të një ambienti të punës të sigurt, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm në institucionet e Republikës së Kosovës, sot miratojmë Politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike të Republikës së Kosovës’’, ka thënë Hoti.
Kryeministrit Hoti ka nënvizuar se me këtë deklaratë mbrohet barazia në mes të gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, përmes ndalimit të çdo veprimi apo sjelljeje që çojnë në cenim të dinjitetit personal të secilit të punësuar në organet e administratës publike.
Kryeministri Hoti ka kërkuar nga organet e administratës publike në Republikën e Kosovës që të promovojnë dhe shpërndajnë këtë politikë si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për zbatimin e saj.
-
Hoti: Qeveria zotohet për trajtimin të barabartë të fëmijëve me sindromën Down
-
Gratë që udhëheqin biznese të vogla përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes
-
Hoti: Kosova do të ketë një kod për të gjitha skemat pensionale
-
Hoti kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve policorë që e keqpërdorin detyrën
-
Hoti pas vendimit të PZAP-së: Ligji vlen për të gjithë