Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti në Bruksel: Takimi ishte i vështirë, u fol për 2 çështje të rëndësishme

Të vështirë e ka cilësuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, takimin e parë në Bruksel, pas njëzet muajsh, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai të enjten është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Nikoqir i takimit ishte përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoti pas takimit iu ka thënë gazetarëve se me insistimin e tij, është diskutuar për dy çështje të rëndësishme.

“Sapo e mbaruam takimin e parë në Bruksel për proces të dialogut, që po fillon pas një periudhe 20-mujore mbi parimet e qarta për këtë proces, të cilat ua kemi prezantuar edhe më parë partnerëve tanë ndërkombëtarë. Me insistimin tonë sot kemi biseduar për dy tema të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe të të dyja vendeve, nën 1 për të pagjeturit dhe 2 për bashkëpunimin ekonomik. Takimi ka qenë i vështirë”, ka treguar Hoti.

Kryeministri Hoti po ashtu ka thënë se qëndrimet që i ka paraqitur janë të palëkundura dhe nuk dp të lëvizet prej tyre.