Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para të pasluftës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për reduktimet e energjisë elektrike që janë paralajmëruar nga KEDS-i, për çka ka thënë se situata është duke u kthyer ashtu siç ka qenë në vitet e para të pasluftës.

Këtë situatë të krijuar së fundmi, Hoti e ka quajtur keqmenaxhim, që po mundohet të mbulohet me temën e shamive në shkolla.

Derisa tha se zhvillimet e javëve të fundit po i përcjellë me shqetësim, deputeti i LDK-së ka akuzuar për papërgjegjshmëri në qeverisje të vendit.

“Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa. Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar ai në Facebook të hënën.