Në emër të deputetëve të LAA-së, Avdullah Hoti, ka thënë se deputetët po mblidhen për të gjashtën herë në sallë, në pamundësi për të zgjedhur institucionet.
“Ne kemi një qeveri kujdestare për të garantuar se rezultatet e 2 viteve e gjysmë punë nuk do të degradohen, por nga mungesa e institucioneve kemi humbje reale”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se formimi i institucioneve është peng i “dy emrave, të cilët nuk zgjedhin asnjë rrugë për të ardhur në krye të pushtetit”.
“Na vjen keq që një grupim i tërë i deputetëve i prirë nga PDK i ka varë shpresat te disa matrapazë që provojnë të bindin dikë që të votojë për PAN-in”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se nuk ka më logjikë që seanca të vazhdojë kësisoj, derisa ka shtuar se LAA-ja do të shqyrtojë çdo mundësi ligjore për të dalë nga kjo situatë.
-
Hoti: Institucionet të formohen sa më shpejt duke respektuar Kushtetutën
-
Hoti për Kurtin: Vetëm dikush kundër ekzistencës së shtetit, e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje
-
Hoti: LDK-ja e gatshme të kontribuojë për një president të pranueshëm për të gjitha palët
-
Hoti: LDK-ja po kërkon pozita institucionale që t’i qetësojë problemet e brendshme
-
Hoti: Na duhet një LDK e fortë për ta larguar këtë pushtet që i ka bërë dëme të mëdha Kosovës