Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti i quan Zemajn e Ramadanin “fytyrat publike të vitit 2020”

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kanë qëndruar për vizitë sot në Qendrën Klinike Universitare.

Hoti në fjalën e tij i ka quajtur “fytyrat publike të vitit 2020” ministrin Zemaj dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin.

Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK-së e ka bërë një përmbledhje të punëve që janë bërë gjatë kësaj kohe, dhe për ato që janë planifikuar të bëhen.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët te qëndrojnë brenda gjatë festave të fundtvitit dhe që të respektojnë masat anti-Covid

Kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar të gjithë stafin e SHSKUK-së për punën që kanë bërë, gjatë kësaj kohe.

Edhe Nis fushata, Hoti e Zemaj japin premtimet para punëtorëve shëndetësorë Video Nis fushata, Hoti e Zemaj japin premtimet para punëtorëve shëndetësorë

“Mënyra se si ju e keni menaxhuar këtë situatë nga shkurti e deri tash është model dhe është bërë një punë e jashtëzakonshme. Ne jemi munduar bashkë me ministrin dhe drejtorin e IKSHPK-së, këta dy janë fytyrat publike të vitit 2020 , jemi munduar të japim mbështetjen e nevojshme si Qeveri”, ka thënë ai. “Tash jemi para një situate të re kur vaksina po shpërndahet kemi bërë përpjekje që të jemi në mesin e vendeve të para që marrin vaksinën, kemi një plan për mënyrën se si do të shkojë vaksinimi tek ne, është krijuar një disiplinë e mire tek qytetarët për punën e masave. Na duhet edhe për 3-4 muajt e ardhshëm vëmendjen për të dalë nga kjo pandemi”, ka thënë Hoti.

Naser Ramadani ka thënë se në emër të IKSHPK-së është bërë një punë e madhe në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe të menaxhimit të pandemisë.

“IKSHPK-ja dhe të gjitha institucionet shëndetësore kanë punuar që nga dita e parë ngushtë dhe së bashku kemi arritur këto rezultate inkurajuese, i shprehi ngushëllime familjeve që kanë humbur të afërmit dhe ngushëllime për punëtorët shëndetësorë, por në çdo kohë të tilla janë të pashmangshme viktimat”, ka thënë ai.

Ramadani ka thënë se jemi ndër më të suksesshmit për menaxhimin e pandemisë Covid-19.


Hoti: Ende nuk është vendosur se kush do të kandidojë për kryeministër

Edhe S’ka masa të reja anti-COVID, Qeveria numëron “sukseset” në ditën me shifra rekorde në vitin 2021 Video S’ka masa të reja anti-COVID, Qeveria numëron “sukseset” në ditën me shifra rekorde në vitin 2021

Avdullah Hoti e ka quajtur sfidë mbajtjen e zgjedhjeve në kohë pandemie.

Ai tutje nuk është përgjigjur nëse do të kandidojë sërish për kryeministër të Kosovës, duke thënë se ende nuk është vendosur brenda partisë.