Nuk qëndron deklarata se Lidhja Demokratike ka qenë gjithmonë kundër UÇK-së e bërë nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla. Madje, ish-kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti e cilësoi si politikë ditore.
Hoti në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se është koha për bashkëpunim dhe marrje vendimesh e jo e deklaratave të këtij lloji.
“Hezitoj ta komentoj. Është deklaratë politike, politikë ditore dhe sot nuk është koha për politika ditore. Ju kam thënë edhe atë natë zyrtarëve të LVV-së se është koha që të marrim vendime”, ka thënë Hoti.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti: Vetëvendosja i ka mashtruar qytetarët për 15 vjet
-
Hoti: VV-ja i kthehet propagandës dhe shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë
-
Hoti: Vendimi për moscertifikim të kandidatëve për deputetë duhet pranuar nga të gjithë
-
Hoti i sheh konkurrentët e LDK-së si kundërshtarë të Kosovës
-
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore