Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se është pro debatit me kundërkandidatët tjerë, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, në ditën kur fillon zyrtarisht fushata zgjedhore.
E bllokun tjetër politik, koalicionin PDK-AAK-Nisma e quan koalicion të natës e të frikës. Kjo sipas tij erdhi si pasojë e frikës nga humbja në zgjedhjet e 11 qershorit.
“U formua nga frika për humbje të thellë në zgjedhjet e 11 qershorit. Nuk ka shpjegim tjetër, një person që për gjashtë muaj me radhë zhvillon fushatë pa asnjë kriter. Ku do t’i çojë dhe si do t’i arsyetojë ato shpenzime Veseli”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
LAA do ta çonte Thaçin në Kushtetuese nëse ai nuk i jep mandatin grupimin të dytë
-
Hoti: Koalicioni LDK-AKR-Alternativa po e frikëson koalicionin e natës
-
Hoti nuk përjashton koalicionin me VV-në, “PDK patjetër në opozitë”
-
Hoti thotë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është shumë i natyrshëm
-
Kurti i gatshëm për debat publik me Haradinajn e Hotin