Brezovicë, 20 janar (Ekonomia Online) - Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë vitit 2021 pret që të përfundojnë investimet në qendrën turistike të Brezovicës, që do ta kthenin këtë qendër në një rekreacion turistik, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se investimet do të bëhen në kuadër të marrëveshjes së Washnigtonit, nga e cila Kosova do të marrë përgjegjësitë e veta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoti gjatë vizitës në Brezovicë ku ishte i shoqëruar nga ministrat në detyrë Vlora Dumoshi dhe Arban Abrashi, ka takuar Federatën e Skiatorëve të Kosovës.
“Kishim një bisedë me skiatorët për kushtet që janë këtu dhe nevojat për rivitalzimi për të kthyer këtë qendër një pistë të standardëve botërore. Bashkë më marrëveshjen e Washtingont pres që gjatë këtij viti të përfundojmë investimin dhe këtë qendër ta kthejmë në një rekreacion ndërkombëtarë të turizmit”, tha Hoti.