Përfaqësuesi i LAA, Avdullah Hoti përshëndeti deklaratën e QUINT-it, ku është thënë se është përgjegjësi e liderëve kosovarë t’i krijojnë institucionet, por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen.
“Kjo situatë nuk mund të vazhdoj më tutje, koalicioni LAA, po ndjek hapa kushtetues për të formuar institucionet e vendit sa më shpejt”.
Shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se së shpejti do të thërrasin një tryezë brenda grupit parlamentar, minoriteteve, Vetëvendosjes dhe shoqërisë civile, për të draftuar pyetjet për Gjykatën Kushtetuese.
“Ftoj edhe zyrtarisht Vetëvendosjen dhe minoritetet për t’u ulur e për të zhbollkuar institucionet. Është e nevojshme ndërtimi i konsesusit brenda partive që janë duke marrë pjesë në seancën konstitutive”.
-
LAA-ja thërret konferencë për media pas Seancës së sotme
-
Hoti: Institucionet të formohen sa më shpejt duke respektuar Kushtetutën
-
Hoti: LAA është e bashkuar
-
Hoti: LAA pret të drejtën kushtetuese për formimin e Qeverisë
-
Hoti fton të gjitha partitë të bashkohen kundër “përpjekjes jokushtetuese të Thaçit”