Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti e akuzon Qeverinë për vendime “të sistemeve komuniste”

Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar Qeverinë aktuale për vendime të “sistemeve komuniste”.

Hoti tha se projektligji për Fondin Sovran është “hap drejt ekonomisë së komanduar”.

"Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi. Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste: ulja e pagave, ligji për çmimet maksimale, vendimi për caktimin e marzhave të fitimit, tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike,marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë. Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist”, ka shkruar Hoti në Facebook.