Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë sot në Has, se ditëve të fundit ka takuar shumë prej themeluesve të LDK-së, për t'i prirë koalicionit të fitore në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Ka qenë nder për mua që kam marrë besimin e strukturave dhe themeluesve të LDK-së, për të qenë në krye të një koalicioni i cili do ta zhvillojë Kosovën në aspektin e brendshëm dhe do ta fuqizojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Jam takuar privatisht me shumë prej themeluesve të LDK-së, nga të cilët kam marrë bekimin për ta udhëhequr koalicionin e fitores”, ka thënë Hoti.
Ai u ka kërkuar hasjanëve që ta përkrahin projektin e tij për Kosovën e zhvilluar pa krim dhe korrupsion, ashtu siç hasjanët e kanë përkrahur gjithmonë presidentin Rugova.
“Programi i Koalicionit Qeverisës mbështetet mbi parimet dhe vlerat demokratike dhe merr parasysh nevojat dhe prioritetet nacionale të Kosovës, me fokus në forcimin e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se Koalicioni Qeverisës në programin e vet ofron mundësi për realizimin e vizionit për Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, shtet të zhvilluar dhe të integruar në strukturat euroatlantike.
Edhe
Hoti synon ta drejtojë LDK-në, kërkon besimin e strukturave të partisë
“LDK-ja dhe aleatët e saj angazhohen për funksionim të pavarur të legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, duke krijuar kushte për ngritje të efikasitetit të tyre”, ka thënë Hoti.
Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka thënë se reformat ekonomike dhe fiskale të cilat i ka bërë Hoti kanë krijuar bazën e zhvillimit të Kosovës. Ai ka thënë se qytetarët e Hasit, Prizrenit dhe gjithë Kosovës janë bashkuar rreth projektit të LDK-së për të fituar në zgjedhjet e 11 qershorit.
-
Kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut, Hoti: Askush s’është mbi LDK-në
-
Hoti: LDK s’është pronë e askujt dhe s’mund të jetë peng i interesave personale
-
Hoti: Kur opozita organizohet për kapje të posteve e jo për kauza, rezultati është ai që pamë të dielën
-
Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të saj