Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Çdo ditë konsultohemi me Mustafën

“Gjendja Shëndetësore e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është shumë e mirë”.

Kështu ka thënë në rtk shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë. Jemi në konsultime të vazhdueshme dhe po thuajse ditore. LDK ka një strukturë të konsoliduar të veten, prej kryesisë së partisë deri te strukturat e tjera, prandaj gjithçka funksionon në ritmin e zakonshëm. Jemi në konsulta të vazhdueshme me kryetarin për të marrë mendimin përfundimtar të tij për vendimet që i bëjmë si parti opozitare gjatë këtyre muajve. Po përgatitemi për zgjedhjet e reja në vend dhe besoj se kryetari shpejt do të kthehet për t’u bashkuar dhe për të udhëhequr ekipin për zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar Hoti.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në LDK, duke thënë se zgjedhjet e rregullta janë paraparë të mbahen në maj të vitit 2019.