Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Hotelet” me famë botërore ndërtohen në Prishtinë

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Marigona Tower dhe Marriott Internacional për ndërtimin e dy hoteleve në Prishtinë, njëri Four Points By Sheraton dhe tjetri Courtyard by Marriott.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se me këtë projekt i kanë bërë një shërbim të mirë vendit dhe sot po shënojnë një besim që iu është dhënë sipërmarrësve kosovar nga Mariott Internacional dhe Sheraton. Ai po ashtu shtoi se “kjo është Kosova që meritojmë”, transmeton kp.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie u shpreh i lumtur me këtë arritje dhe tha se Ambasada amerikane mbështet fuqishëm investime të tilla.