Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Homazhe për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt

Në ditën kur Skenderaj po shënon 21-vjetorin e çlirimit, sheshi i këtij qyteti ka marrë pamje festive.

Flamujt e Republikës së Kosovës dhe flamuri kombëtar kuq e zi janë vendosur nëpër të gjithë qytetin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të shënuar këtë ditë kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar nga kabineti i komunës ka bërë homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Skenderaj.

Nga aty ai është nisur për në kompleksin memorial në Prekaz ku është vazhduar me nderime te varri i Adem Jasharit dhe të rënëve të tjerë.