Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me një delegacion holandez ka treguar prioritetet e qeverisë që ai udhëheqë dhe ka marrë përkrahje për rrugën euroatlantike të Kosovës.
Në një takim me Bert Koendersin ish-ministër i Jashtëm i Holandës, anëtaren e Parlamentit Evropian Kati Piri, ish-deputetin holandez Jan Marinus Wiersma dhe Danijela Tadiqin nga Fondacioni Max va nder Stoel, “Haradinaj ka njoftuar
delegacionin holandez për progresin e Kosovës dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për zhvillimin ekonomik, agjendën evropiane të reformave, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, si dhe për hapat që janë ndërmarrë në plotësimin e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave”.
Në njoftimin e qeverisë theksohet se është biseduar edhe për dialogun me Serbinë dhe rolin e institucioneve të BE-së në këtë proces.
Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, për stabilitet rajonal dhe për këtë është pjesë e shumë iniciativave rajonale dhe më gjerë, duke dhënë kontributin e saj.
Edhe
Haradinaj: Holanda mbështetëse e Kosovës në rrugën euroatlantike
“Sa i përket zhvillimit ekonomik, Kosova ka krijuar shumë zona të lira ekonomike, ka të miratuar Ligjin për Investime Strategjike, të cilat i hapin rrugë investimeve të huaja dhe krijojnë lehtësira për investitorët potencialë”, ka deklaruar ai.
Nga ana e tyre, sipas njoftimit, delegacioni holandez ka vlerësuar progresin e Kosovës duke shprehur gatishmërinë e tyre dhe të shtetit holandez për përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.