Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Holanda kundër hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, i pyetur nga ABCnews nëse pret dritë jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, u përgjigj qartë: “Të dy vendet kanë bërë progres, një progres të rëndësishëm lidhur me shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, por ato nuk janë ende aty”.

Pyetje: A prisni një dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot?

Stef Blok, ministër i Jashtëm i Holandës: “Të dy vendet kanë bërë progres, një progres të rëndësishëm lidhur me shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, por ato nuk janë ende aty. Secili vend ka arritjet e tij, por është shumë e rëndësishme që të dy vendet të paraqesin një gjurmë provash në këto fusha. Ne shpresojmë që të bëhet e mundur dërgimi i sinjalit që negociatat të fillojnë me të dy vendet, por është e rëndësishme që ato të tregojnë rezultate të mëtejshme në forcimin e shtetit ligjor. Ne nuk mbështesim ende një dritë jeshile sot, pasi edhe pse ka progres, progresi nuk është i mjaftueshëm. Ne duam të shohim gjurmën e provave në luftën kuncër korrupsionit dhe shtetin ligjor”.

Pyetje: A prisni t’i ktheheni këtij vendimi në dhjetor apo shtator?

Stef Blok: “Nuk e di nëse do t’i kthehemi këtij vendimit në Shtator, sepse ne duhet të shohim progres të mjaftueshëm. Këto çështje janë shumë të rëndësishme. Sapo u pyeta për shtetin ligjor në një shtet anëtar të BE-së. Pra, nuk duhet të tingëllojë e habitshme për vendet aspirante për anëtarësim në BE, që shpresoj të bëhet e mundur një ditë, të kuptojnë që ne mbështesim progresin nga njëra anë, por nuk mund të injorojmë faktin, se ky progres është i kohëve të fundit dhe ne duam të shohim më tutje një konsolidim të tyre dhe një gjurmë provash”.

Pyetje: A mund BE-ja të evitojë një JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot?

Gernot Blümer, ministri i Jashtëm i Austrisë: “Ne kemi qenë gjithnjë në favor të zgjerimit me vendet e Ballkanit. Kjo përfshin Maqedoninë dhe Shqipërinë, por në këtë fazë ka ende kundërshtime”.

Pyetje: Nëse s’ka vendim sot, a do merret ai në Dhjetor gjatë presidencës austriake?

Gernot Blümer: “Ka ende mundësi për një konsensus sot dhe ne po punojmë fort për të. Ne e shohim këtë çështje si një çështje negociata në vijim dhe shpresojmë të gjejmë një konsensus sot”.

Michael Roth, ministër i Jashtëm i Gjermanisë: “Paqja dhe stabiliteti në Ballkan luan një rol shumë të rëndësishëm për të gjithë ne në Bashkimin Europian. Ne i vlerësojmë përpjekjet që të dyja vendet kanë ndërrmarrë për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Ne jemi gati që të dërgojmë një dritë jeshile dhe inkurajojmë miqtë tanë në Holandë dhe Francë që të na bashkohen”.

Pyetje: A besoni se do ju bashkohen sot?

Michael Roth: Nuk jam i sigurt, por mbetem optimist.

Pyetje: Si do vijohet?

Michael Roth: Sipas qasjes hap pas hapi për Shqipërinë, Shqipëria duhet të përmbushë disa kiushte dhe Komisioni Europian dhe Këshilli Europian duhet të kontrollojë përmbushjen e tyre. Më pas do të jetë vijë sërish Këshillin Europian që të vendosë për hapjen e kapitujve të bisedimeve të anëtarësimit. Unë shpresoj, që ne do japim dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot.

Jean Asselborn, ministër i Jashtëm i Luksemburgut: Personalisht, mendoj, që bëjmë gabim që nuk marrim një vendim të qartë për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot. E di që ka disa kundërshtime. Ne u kemi dhënë statusin e vendit kandidat në 2014 Shqipërisë dhe Maqedonisë në 2005. Për mua është një gabim politik që të mos merret një vendim sot, por ndoshta do gjejmë një zgjidhje së bashku.

Artikuj të ngjashëm