Bashkëpunëtori i Qendrës së Washingtonit për Analiza të Politikës së Evropës, Franklin Ben Hodges, ish kryekomandant i Forcave Tokësore Amerikane në Evropë ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet t’i vazhdojnë përpjekjet për integrimin perëndimor të Serbisë, gjë që sipas tij ofron mundësi për zgjidhje paqësore me Kosovën.
Sipas tij, Serbia ka ndryshuar.
“Serbia e 2020-s nuk është Serbia e vitit 1999. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të vazhdojnë t’i përkrahin përpjekjet për integrimin perëndimor serb. Një gjë e tillë do ta rrisë stabilitetin/ sigurinë në Ballkan dhe të ofrojë mundësi për një zgjidhje paqësore me Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas tij, çelës janë investimet private dhe bashkëpunimi me BE-në.
-
Hodges: Kosova e ka mbështetjen e SHBA-së, por Serbia nuk shikohet si ajo e 1999-shit
-
Ish-ambasadori amerikan: Situata në rajon po bëhet potencialisht e dhunshme
-
Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë si dikur - Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
-
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Kallas: Palët të kthehen në Bruksel sa më shpejt
-
Andoni: Përçarja Evropë – SHBA mund të ndërlikojë situatën për Kosovën