Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Historia e udhëtarit të huaj

Bari i dendur ka mbuluar gjithçka në luginën poshtë tri kodrave - në lindje e në veri në drejtim të fshatit Llapashticë e Epërme, e në perëndim në drejtim të fshatit Popovë të Podujevës.

Këtë gjelbërim e kanë mundësuar edhe reshjet e bollshme në këtë pranverë të sivjetme, por edhe uji që gjendet poshtë kodrave e që nuk shteron,j shkruan sot “Koha Ditore”. Atij që i takojnë 2 hektarë të këtyre livadheve prej rreth 100 sa janë gjithsej e ka të vështirë të dalë në këtë pjesë të Popovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej restorantit që është pronë e tij, që gjendet në rrafshinën e fshatit, rrugën tjetër duhet bërë në këmbë përpjetë kodrës nëpër baltë përmes shkurreve të lajthive e ahishtave, për të zbritur pastaj poshtë në livadhe.

Në këtë terren gjelbërues është e vështirë të gjesh gurët e një varri afër 200-vjeçar të vjetër, i cili është bërë sebep t’u ndërrohet titullari këtyre livadheve që administrativisht dikur i takonin fshatit Llapashticë e Epërme. Askush nuk e di me saktësi se kur ka ndodhur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.