Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri, që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që bart ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.
DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor.
Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga tërmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Murati: Kthimi i terminaleve doganore në pronësi të shtetit i ka ndihmuar bizneset
-
Në Shqipëri propozohet heqja e TVSH-së për importin e energjisë
-
Rama: Shqipëria do t’i heqë tarifat doganore me Kosovën
-
Shqipëria ul taksën e fluturimit nga 10 në 1 euro
-
Transportuesit e mallrave s’do të paguajnë më 40 euro në Terminalin doganor në Hanin e Elezit